Friday, October 11, 2024

Grusht ndaj portierit, babai i Shpendit kërkon falje: “Pashë djalin tim në tokë të gjakosur dhe lojtarin tjetër duke e goditur”

Lexo

Video e momentit kur babai i Cristian Shpendit goditi portierin e Olbias mbrëmjen e djeshme bëri xhiron në rrjet. Babai i talentit të Shqipërisë u21, u fut në fushë pas përfundimit të ndeshjes Cesena-Olbia dhe goditi me grusht Filippo Rinaldin, portierin e Olbias.

Klubi i Cesenas u distancua menjëherë nga veprimi i prindit të lojtarit kuqezi. Gjithsesi, Alex Shpendi ka kërkuar falje, në një intervistë të dhënë për “Rai”.

“I kërkoj falje të gjithëve, gjithë Italisë dhe klubit të Cesenas për gjestin tim të tmerrshëm. E di që kam zhgënjyer shumë njerëz dhe për këtë arsye kërkoj falje njëqind mijë herë. E pashë djalin tim në tokë të gjakosur dhe lojtarin tjetër duke e goditur. Për këtë si baba u çmenda, por absolutisht nuk godita askënd” – tha ai.

https://streamin.one/v/913c80c5

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img