Futsall/ Të dielën gjysmëfinalet e “Final 4”, Flamurtari – Vllaznia & Tirana – Forcat e Armatosura në “Feti Borova” për finalen e madhe

Lexo

- Reklamë -spot_img

Emocionet e kampionatit të futsallës rikthehen këtë të diel me fazën vendimtare “Final 4”, ku katër skuadrat do të zbresin në fushë për të siguruar një vend në finalen e madhe për titullin kampion.

Ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen më 31 maj 2026 në Pallatin e Sportit “Feti Borova”, me duele që pritet të dhurojnë spektakël, rivalitet dhe emocione deri në fund.

Programi i gjysmëfinaleve:
Flamurtari Futsal – Vllaznia Futsal, ora 17:00
Tirana Futsal – Forcat e Armatosura Futsal, ora 19:00

Katër skuadrat siguruan pjesëmarrjen në fazën “Final 4” pas kampionatit të rregullt, ndërsa tashmë synojnë hapin e fundit drejt finales së madhe, e cila do të luhet më 7 qershor 2026, po në Pallatin e Sportit “Feti Borova”.

Skuadra që do të shpallet kampione e Shqipërisë në futsall do të sigurojë gjithashtu të drejtën për të përfaqësuar vendin në UEFA Futsal Champions League.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img