Friday, November 22, 2024

Reali fiton Superkupën e Spanjës, Ançeloti shijon trofeun e 27-të të karrierës së tij

Lexo

Superkupa e Spanjës është pronë e Realit të Madridit. Skuadra e Ancelotit, triumfoi në finalen e zhvilluar në Arabinë Saudite, duke mundur 4-1 Barcelonën. Një tjetër trofe për Ancelottin, i cili e nis vitin 2024 në mënyrën më të mirë të mundshme.

Fillimi ishte mjaft i mirë për Realin duke shënuar dy gola radhazi pas dhjetë minutash falë një Vinicius të pandalshëm, i aftë për të shfrytëzuar pavendosmërinë e mbrojtjes, shumë lartë, të Barcelonës për të shënuar 1-0 (pas së cilës ai festoi në stilin e Cristiano Ronaldos) dhe dyfishim.

Barcelona tentoi të rihapte ndeshjen me Leëandoëski, por tripleta e Vinicius nga një penallti i dha fund garës që në pjesën e parë. Blaugrana ishin më i mirë për sa i përket posedimit të topit dhe konkluzioneve të rrezikshme, por shumë të brishtë në mbrojtje. Reali, cinik dhe i vëmendshëm deri në mosvëmendjen më të vogël të kundërshtarit, përfitoi nga hapësirat e lejuara për të festuar në Riad edhe me “pokerin” e firmosur nga Rodrygo.

Në aspektin personal, ky është trofeu i 27-të për Carlo Ancelotti-n në karrierën e tij. Ja bilanci i sukseseve Carlo Anceloti, italianit që konsiderohet si mjeshtri iarritjeve të sukseseve në pankinë: Ky është palmaresi i trajnerit italian: 4 Champions League (2 Milan, 2 Real Madrid); 4 Superkupa UEFA (2 Milan, 2 Real Madrid); 3 Kupa të Botës për Klube (1 Milan, 2 Real Madrid); 1 Kupë Intertoto (Juventus, 1999); 1 Kupë e Italisë (Milan); 1 Superkupë italiane (Milan); 1 Community Shield (Chelsea); 1 FA Cup (Chelsea); 2 Kupa të Spanjës (Real Madrid); 2 Superkupa të Spanjës (Real Madrid); 2 Superkupa të Gjermanisë (Bayern Munich); 5 tituj kampionë (Milan, Chelsea, PSG, Bayern Munich dhe Real Madrid).

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img