Friday, May 17, 2024

Rubin Hebaj, një “Top i Artë” për kombëtaren kuqezi…

Lexo

Ruben Hebaj është fitues i “Topit të Artë” në Uzbëkistan. Kudo që ka luajtur, sulmuesi shkodran ka shënuar shumë gola. Edhe në Shqipëri ka spikatur me disa skuadra. Lojtar agresiv, luftarak, nuhatës para portave kundërshtare, me një goditje potente, sidomos nga distanca. Orientohet mjaft mirë në zonën e rreptësisë, bën maksimumin në lojën me dhe pa top, tund portat kundërshtare rregullisht. Mos vallë është koha që të jetë edhe në “radarët” e kombëtares kuqezi, të trajnerit Sylvinho?

Kjo është “fotografia” që nuk duhet injoruar. Faktet po ua rendisim njëri pas tjetrit.

Sulmuesi shkodran është pjesë e Andijan dhe në 24 ndeshje të këtij sezoni ka luajtur 1907 minuta lojë (vetëm në kampionat), ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë 2 asiste. Paraqitjet e mira me skuadrën e tij kanë bërë që Hebaj të nderohet me “Topin e Artë” të Uzbekistanit, çmim që e shpërblen si më të mirin e vitit në shtetin aziatik. Hebaj ka qenë ai, i cili ka marrë më shumë vota nga specialistët e futbollit në Uzbekistan, se rivalët. Ata kanë vlerësuar përformancën e sulmuesit, i cili po kalon formën e tij më të mirë. Edhe pse ekipi i tij u rendit në vendin e 7-të në fundin e sezonit, që ka përfunduar pak kohë më parë, sërish shkodrani ka rënë në sy me atë ç’ka ka dhënë në fushën e lojës.

Shkodrani ishte ai që mbajti mbi supe fatet e skuadrës së tij në shumë ndeshje të rëndësishme, ku tashmë vjen edhe shpërblimi për të, duke u cilësuar edhe si futbollisti më i mirë në Uzbekistan. Hebaj ka një karrierë të pasur, teksa krahas Vllaznisë, ka luajtur edhe me Partizanin dhe Teutën në Shqipëri. Po ashtu, 25-vjeçari ka patur disa eksperienca jashtë vendit me Domzhale në Slloveni e Vorskla në Ukrainë, si edhe me Shkëndijën e Tetovës në Maqedoninë e Veriut. Hebaj ka kontratë me Andijan edhe sezonin që vjen, e thënë ndryshe deri në dhjetor 2024.

Klikoni linkun më poshtë për golat e Hebajt

https://www.instagram.com/reel/C16fz-hMkdG/…

Nga Prof.dr. Xhevdet Zekaj

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img