Saturday, May 18, 2024

Reali mund Chelsean me 3 gola të Benzema. Gjysmëfinalja e Champions League, shumë pranë

Lexo

Real Madrid mundi 3-1 Chelsean në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League dhe hedh një hap të rëndësishëm në kualifikimin në gjysmëfinale. Ashtu si në ndeshjen e dytë të 1/16-tës kundër PSG-së, protagonisti i madh i mbrëmjes është Karim Benzema, i cili ngrin Stamford Bridge me një hat-trick të pabesueshëm. Pas një krosimi të Vinicius, nis shfaqja e bomberit francez, duke shënuar dy gola në mes të 21′ dhe 24′. Në fund të pjesës së parë Havertz, gjithmonë me kokë, “mashtron” blutë me golin e shënuar, të dënuar në fillim të pjesës së dytë nga një gabim i portierit Mendy, i cili i hap derën tripletës së Benzemës.

Real Madrid kështu thyen tabunë e Chelsea-t, ndaj të cilit nuk kishte fituar kurrë në 5 ndeshjet e mëparshme, Ancelotti i jep një mësim Tuchelit dhe tashmë gjysmëfinalja është vërtet një hap larg. Pas gjashtë ditësh do të mjaftojë të mos humbasësh me tre gola për të vazhduar ëndërrimin e trofeut të katërmbëdhjetë në histori. Një fitore që lë shenjë, ashtu si në raundin e dytë, me një Benzema të jashtëzakonshëm, që realizon një tjetër hat-trick dhe i konfirmon mbarë botës se është sulmuesi më i fortë në planet.

Së bashku me Vinicius, francezi shkatërron prapavijën angleze, i tradhtuar edhe nga Mendy, një nga ata që zakonisht vlerësohet pozitivisht. 1-4 në shtëpi kundër Brentford ishte alarmi klasik për blutë, sigurisht jo i lehtësuar nga të gjitha ngjarjet e ndodhura. Nga londinezët shpëton vetëm Havertz, ndërsa Lukaku ka luajtur për tridhjetë minuta, duke humbur një shans të madh dhe duke konfirmuar se është vërtet një peshk pa ujë në këtë ekip që e kërkon pak dhe kur e gjen nuk shpërblehet siç duhet.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img