Saturday, May 18, 2024

Reali shpallet kampion, Barcelona dorëzohet

Lexo

Madrilenët, pas fitores 3-0 kundër Cadiz, përfitojnë nga humbja e Barcelonës, 4-2 me Girona-n, për të festuar titullin e 36-të në histori

Real Madrid fiton titullin kampion në Spanjë për herë të 36-të në histori. Katër javë përpara përfundimit të sezonit, ekipi drejtuar nga Carlo Ancelotti, ia doli të zhvillonte një sezon pozitiv duke u shkëputur ndjeshëm nga kundërshtarët e afërm.

Ditën e shtunë, në orën 16:15, Real Madrid sfidoi Cadiz, takim që u mbyll me shifrat 3-0 me golat që u shënuan nga Diaz,Bellingham dhe Joselu.

Pas këtij rezultati pozitiv, duhej që Barcelona e vendit të dytë të fitonte. Në fakt nuk ndodhi kështu, sepse skuadra katalanase u mund nga Girona me shifrat 4-2 dhe mjaftoi ky rezultat që në Madrid të shpërthente festa. Ky është titulli i dytë i La Liga-s për Carlo Ancelottin, pasi në të shkuarën e ka fituar në sezonin 2021-22.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img