VLLAZNIA 1-1 LAÇI (47′ Balaj / 73′ Guindo)
Vllaznia dhe Laçi kanë barazuar me rezultatin 1-1 në “Loro Boriçi”, rezultat i cili vetëm i prishë punë llogarive te të dyja skuradrave të cilat kishin një ndeshje direkte për vendin e katërt që të çon në Ligën e Konferencës. Ky rezultat i shërbeu më shumë skuadrës së Teutës që falë fitores që mori me Egnatian u ngjit në vendin e katërt.
Ishin kuqeblutë ato të cilët kaluan në avantazh të parët me anë të një supergoli të shënuar nga Bekim Balaj në minutën 47′ duke e mbyllur pjesën e parë me shpresa për Vllazninë.
Pjesa e dytë ishte e luftuar nga të dyja skuadrat ku nuk munguan rastet e shumta. Laçi nuk vonoi të kundërpërgjigjet dhe në minutën 73′ fiton penallati dhe ishte Guindo ai i cili nuk gaboi nga pika e bardhë.
Me këtë rezultat, Vllaznia zbret në vendin e pestë me 47 pikë, ndërsa kurbinasit kanë 2 pikë më pak dhe janë në vendin e gjashtë.