Skuadrat e Abissnet Superiore po përgatiten që të zbresin në fushë këtë javë për të parën herë për vitin 2024. Java e 19-të e kampionatit shqiptar do të luhet e ndarë në tre ditë, përkatësisht të premten, të shtunën dhe të dielën.
Duel tepër interesant do të jetë ai i të premtes, ku Tirana do të udhëtojë në Durrës dhe do të sfidohet me Dinamon në “Niko Dovana”, në orën 17:00.
Ditën e shtunë do të jetë dueli mes Egnatias dhe Skënderbeut, përballje që do të luhet në “Egnatia Arena” dhe që starton në orën 13:30. Po në këtë ditë do të luhet edhe përballja mes Partizanit, i cili do të presë Teutën në “Arenën e Demave” në orën 17:00.
Ndërkohë të dielën do të luhet dy takimet e fundit të kësaj jave. Fillimisht do të jetë sfida Laçi dhe Erzeni në Kurbin që starton në orën 13:30, ndërsa do të ulë siparin dueli i Veriut mes Vllaznisë dhe Kukësit që do të luhet në “Loro Boriçi” duke nisur që nga ora 17:00.
Java e 19-të “Abissnet Superiore“-s:
E premte, 12 janar
17:00 Dinamo Tirana – Tirana
E shtunë, 13 janar
13:30 Egnatia – Skëndërbeu
17:00 Partizani – Teuta
E diel, 14 janar
13:30 Laçi – Erzeni
17:00 Vllaznia – Kukësi