Saturday, July 27, 2024

Rikthehet ‘’Abissnet Superiore’’, ja sfidat e javës së 19-të të kampionatit shqiptar

Lexo

Skuadrat e Abissnet Superiore po përgatiten që të zbresin në fushë këtë javë për të parën herë për vitin 2024. Java e 19-të e kampionatit shqiptar do të luhet e ndarë në tre ditë, përkatësisht të premten, të shtunën dhe të dielën.

Duel tepër interesant do të jetë ai i të premtes, ku Tirana do të udhëtojë në Durrës dhe do të sfidohet me Dinamon në “Niko Dovana”, në orën 17:00.

Ditën e shtunë do të jetë dueli mes Egnatias dhe Skënderbeut, përballje që do të luhet në “Egnatia Arena” dhe që starton në orën 13:30. Po në këtë ditë do të luhet edhe përballja mes Partizanit, i cili do të presë Teutën në “Arenën e Demave” në orën 17:00.

Ndërkohë të dielën do të luhet dy takimet e fundit të kësaj jave. Fillimisht do të jetë sfida Laçi dhe Erzeni në Kurbin që starton në orën 13:30, ndërsa do të ulë siparin dueli i Veriut mes Vllaznisë dhe Kukësit që do të luhet në “Loro Boriçi” duke nisur që nga ora 17:00.

Java e 19-të “Abissnet Superiore“-s:

E premte, 12 janar

17:00 Dinamo Tirana – Tirana

E shtunë, 13 janar

13:30 Egnatia – Skëndërbeu

17:00 Partizani – Teuta

E diel, 14 janar

13:30 Laçi – Erzeni

17:00 Vllaznia – Kukësi

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img