Monday, November 25, 2024

Rikthehet Abissnet Superiore-Sot dy çiftet e para të javës së 27-të, Kukësi – Tirana dhe Dinano-Egnatia

Lexo

Pauza disa ditore për shkak të ndeshjeve miqësore të Kombëtares së Shqipërisë, por edhe dy betejat gjysëmfinale të Kupës së Shqipërisë, janë lënë pas, dhe tashmë stadiumet e futbollti kanë hapur dyert për Kategorinë Superiore. Ajo rikthehet sot me dy ndeshjet e para të javës së 27-të, javë e cila sipas planifikimit të FSHF-së, do të luhet në tre ditë, nga e shtuna në të hënë.

Kukësi – Tirana, takim që do të luhet në “Arena Egnatia” të Rrogozhinës duked filluar nga ora, 13:45 është e para sfidë që nis sot. Me kuksianët që akoma nuk kanë të gatshëm stadiumin e tyre të ri për të luajtur ndeshet brenda dhe që është në kërkim të pikëve për konfirmimin e treshes së parë europiane, dhe Tirana, e cila, e shkëputur shumë nga ndjekësit do të kërkojë ecurinë pozitgive të marrjes së tre pikëshit të radhës.

Ndërkohë, pak më vonë, në orën 16:45, do të jetë stadiumi “Elbasan Arena”, që pret një sfidë super të rëndësishme. Janë Dinamo dhe Egnatia që presin të luajnë duelin e mbijetesës. Për blutë dinamovitë që janë shumë të rrezikuar kërkohet vetëm fitorja, ndërkohë që nga ana tgjetër, rrogozhinasit duken disi më të qetë, falë edhe pikëve që kanë në tabelën e klasifikimit.

Ndeshjet e sotme të Kategorisë Abissnet Superiore:  13:45 Kukësi – Tirana dhe 16:45 Dinamo – Egnatia

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img