Sunday, May 5, 2024

Rikthehet Atletika në “Loro Boriçi”. Të martën, Kupa e Shqipërisë, priten rekorde kombëtare

Lexo

Sportdashësit shkodranë, dhe sidomos dashamirësit e shumtë të sportit të atletikës, do të kenë rastin që pas një periudhe të gjatë rreth 30 vjeçare të shijojnë garat e Kupës së Shqipërisë në qytetin e Shkodrës. Stadiumi “Loro Boriçi” do të presë atletët më të mirë të Shqipërisë, të cilët do të konkurojnë në prizmin individual dhe atë ekipor për të përcaktuar fituesit e edicionit 2022.

Vllaznia e drejtuar nga trajnerët Albert Marashi, Dorjan Tafa, Bruno Rrotani dhe Jetmir Jahaj, synon të përsërisin suksesin e 14 radhazi në këtë aktivitet, i dyti për nga rëndësia pas atij të kampionatit.

Krahas të tjerëve, në kampin kuqeblu janë optimist se atletët e tyre, Franko Burraj në 200 metra dhe Leandro Qardaku në 100 metra për të rinjë, do të arrijnë të përmirësjnë rekordet e tyre personale në garat e tyre respektive.

Rekorde kombëtare pritet të dhurojnë edhe atletët e ekipeve të tjera, përfshirë edhe atletin shkodran, Izmir Smajlaj, i cili duke përfaqësuar klubin Tirana, ka në objektiv përmirësimin e rekordit kombëtar në kërcim së gjati.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img