Friday, April 19, 2024

Rikthim bindës për Vllazninë e Futsallës. Kuqeblutë kryesojnë kampionatin, javën e ardhshme nisin garën edhe në Kupën e Shqipërisë

Lexo

Pas një shkëputje tre vjeçare, Vllaznia e Futsallës është rikthyer bindshëm në garën kombëtare. Për këtë flasin rezultatet e arritura në pjesën e parë të Kampionatit Kombëtar 2022-2023, ku falë ndeshjeve spektakolare që po demostron në fushën e lojës, skuadra kuqeblu po prodhon çdo javë emocione të pafund.

Pas fitoreve direkte me skuadrat rivale, Vllaznia e drejtuar nga trajneri Bujar Celufaj e mbylli vitin 2022 në vendin e parë duke qënë kampione e dimrit. Ndërkohë, pas pushimit të ndërrimit të viteve, futsalla shkodrane po përgatitet të nisë garën e konkurimit në Kupën e Shqipërisë.

Sipas njoftimit të Federatës Shqiptare të Futsallës, ndeshjet e turit të parë të Kupës së Shqipërisë do të luhen me datë 22 janar, për të vijuar në të njëjtën sallë edhe me ballafaqimet e tureve të tjera deri në sfidën finale.

Për turin e parë, shorti e ka vënë Vllazninë të ndeshet me ekipin më të mirë të futsallës shqiptare, Flamurtarin e Vlorës që është edhe kampion në fuqi, një skuadër kjo që ka në gjirin e saj edhe dy futbollistë shkodranë.

Sfida e turit të parë, Vllaznia-Flamurtari do të luhet në Kompleksin Sportiv Goga të Durrësit me datë 22 janar, ora 12:00. Nga sa bëhet e ditur edhe çiftet e tjera të turit të parë do të luhen në të njëjtën fushë, por në orare të ndryshme. Kështu, ndeshja tjetër është Tirana – Olimpik 1 maji, një tjetër ekip ky i Shkodrës në futsall, për të vijuar me ballafaqimet e tjera, Eagles Land – Diamant, Forcat e Armatosura – Olimpik Tirana.

Bazuar në formën optimale sportive të skuadrës, duke qënë në pritje edhe të ndonjë përforcimi të mundshëm, Vllaznia e futsallës i ka shpalosur objektivat e saj. Objektiva këto që janë madhore, fitimin e kompeticionit të Kupës së Shqipërisë, si dhe me të njëjtin objektiv edhe fitimin e titullit kampion, i cili nëse realizohet është mjaft i rëndësishëm pasi e çon Vllazninë e futsallës në konkurimin e Ligës së kampioneve të Europës për futsall.

Sa i takon ndeshjeve të kampionatit kombëtar, ato janë planifikuar të rifillojnë me datë 4 shkurt, menjëherë pas mbylljes së garës së Kupës së Shqipërisë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img