Vllaznia e ka nisur me repartin e prapavijës proçesin e riorganizimit të saj për sezonin e ardhshëm futbollistik 2024-2025. Në orët e mesditës, drejtuesit e KF Vllaznia bënë të ditur zyrtarisht zgjatjen e kontratës me qëndërmbrojtësin serb Milos Stojanoviç, ndërkohë që nuk shkoi gjatë dhe arritën një tjetër marrëveshje bashkëpunimi me një tjetër futbollist. Këtë radhë bëhet fjalë për shtatlartin kroat, Marko Juriç duke sistemuar këtu në mënyrën më të mirë dy qëndrat e mbrojtjes.
“𝐊𝐅 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐚 𝐛ë𝐧 𝐭ë 𝐝𝐢𝐭𝐮𝐫 𝐬𝐞 𝐩𝐚𝐬 𝐚𝐤𝐨𝐫𝐝𝐢𝐭 𝐦𝐞 𝐒𝐭𝐨𝐣𝐚𝐧𝐨𝐯𝐢ç, 𝐤𝐚 𝐚𝐫𝐫𝐢𝐭𝐮𝐫 𝐦𝐚𝐫𝐫ë𝐯𝐞𝐬𝐡𝐣𝐞 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐞 𝐧𝐣ë 𝐭𝐣𝐞𝐭ë𝐫 𝐟𝐮𝐭𝐛𝐨𝐥𝐥𝐢𝐬𝐭 𝐩ë𝐫 𝐳𝐠𝐣𝐚𝐭𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐚𝐭ë𝐬. 𝐌𝐚𝐫𝐤𝐨 𝐉𝐮𝐫𝐢ç 𝐝𝐨 𝐭ë 𝐣𝐞𝐭ë 𝐣𝐞𝐭ë 𝐢 𝐯𝐞𝐬𝐡𝐮𝐫 𝐤𝐮𝐪𝐞𝐛𝐥𝐮 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐩ë𝐫 𝐬𝐞𝐳𝐨𝐧𝐢𝐧 𝐞 𝐚𝐫𝐝𝐡𝐬𝐡ë𝐦.”, shkruhet në njoftimin zyrtar të KF Vllaznia.