Prag Oriku dhe Butrinti, sot, ora 14:00, superndeshja e grupit B të Kategorisë së dytë që vendos fatin e skuadrës që kalon në të parën

Lexo

- Reklamë -spot_img

Oriku dhe Butrinti do të përballen sot në stadiumin “Oriku” në një duel që mer vlerën e një finale absolute për kreun e Grupit B në Kategorinë e Dytë dhe për biletën direkte drejt Kategorisë së Parë.

Butrinti udhëton drejt kësaj sfide si kryesues me 44 pikë,vetëm një pikë më shumë se Oriku që e ndjek nga pas me 43 pikë.

Diferenca minimale mes dy skuadrave e kthen këtë përballje në vendimtare,ku çdo rezultat do të ketë peshën e një sezoni të tërë pune.

Orikut i duhet fitorja ndërsa Butrintit i mjafton barazimi dhe siguron vendin e parë dhe ngjitjen direkte në Kategorinë e Parë.

Me vetëm një pikë diferencë dhe me të dyja skuadrat që kan zhvilluar nga 19 ndeshje matematika është e thjeshtë,por presioni është maksimal.

Për Butrintin kjo është një transfertë që vlen një sezon,pasi duhet të ruajë qetësinë dhe të menaxhojë avantazhin minimal duke ditur se çdo gabim mund t’i kushtojë kreun në momentin më të rëndësishëm.

Nga ana tjetër Oriku ka në dorë fatin e vet dhe me mbështetjen e tifozëve kërkon të përmbysë renditjen pikërisht në ndeshjen e fundit.

Atmosfera pritet të jetë elektrizuese me tension, emocione dhe rivalitet deri në sekondat e fundit.

Nuk është thjesht një ndeshje kampionati por një përballje që përcakton gjithë sezonin ku një ekip feston ngjitjen direkte,ndërsa tjetri detyrohet të presë ndeshjet e fazës “play off”.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img