Egnatia bie në shtëpi, Flamurtari mban gjallë shpresat

Lexo

- Reklamë -spot_img

Egnatia është mposhtur në shtëpi nga Flamurtari me rezultatin 0-2, në sfidën e vlefshme për javën e 32-të të Abissnet Superiore, të zhvilluar në Rrogozhinë.

Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për miqtë, që kaluan në avantazh që në minutën e 11-të falë një autogoli të Jaime. Vlonjatët administruan mirë lojën dhe goditën sërish në pjesën e dytë me Ememe, i cili realizoi golin e sigurisë në minutën e 53-të.

Situata u vështirësua edhe më shumë për vendasit në fundin e pjesës së parë, kur Xhemajli u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë Egnatian me 10 lojtarë për gjithë fraksionin e dytë.

Me këtë humbje, Egnatia mbetet në vendin e tretë me 54 pikë dhe e qetë në zonën “Final Four”. Nga ana tjetër, Flamurtari ngjitet në kuotën e 29 pikëve, mbetet i fundit në renditje, por vazhdon të mbajë gjallë shpresat për mbijetesë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img