Monday, May 6, 2024

Rinovon edhe Ersin Hakaj, vijon konsilidimi i Vllaznisë për sezonion e ri 2022-2023

Lexo

Dy ditët e fundit kanë qënë me të vertetë intensive për drejtuesit e Klubit të Futbollit Vllaznia sa i përket merkatos. Krahas emrave të rinjë që po i shtohen skuadrës, një vemendje e veçantë po i  kushtohet edhe rinovimit të disa prej titullarëve që kanë mbajtur peshën kryesore gjatë sezonit të kaluar futbollistik.

Njëri prej tyre është edhe Ersin Hakaj, me të cilin drejtuesit e klubit kuqeblu kanë arritur marrëveshjen per të bashkëpunuar edhe në dy sezonet e ardhshme futbollistike.

“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se ka zgjatur bashkëpunimin edhe me një tjetër protagonist të suksesit të para pak ditëve, fitimit të Kupës së Shqipërisë. KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur akordin me futbollistin Esin Hakaj për të qenë pjesë e skuadrës tonë edhe për sy dezonet e ardhshme, natyrisht me dëshirën e mirë për të arritur të tjera suksese me fanellën kuqeblu.”, citohet në njoftimin zyrtar që klubi shkodran ka shpërndarë për mediat.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img