Monday, May 6, 2024

Merkato-Përsëri firmë te Vllaznia. Rinovon Fjoart Jonuzi, edhe një sezon kuqeblu

Lexo

 

Tre firma zyrtarizuar KF Vllaznia në këtë të dielë të 12 qershorit. Pari ishte mesfushori që vjen nga FC Prishtina, Boshnjaku, i cili nënshkroi kontratë dy vjeçare me kuqeblutë. Ma pas radha ishte për një pjesëtar të stafit teknik, ku ish kapiten i kuqeblu dhe trajneri i Vllaznisë U-19, Vioresin Sinani u prezantua si pjesë e stafit teknik të kryesuar nga kryetrajneri Mirel Josa, dhe tashti kemi një lajm tjetër po aq pozitiv.

Këtë radhë bëhet fjalë për një rinovim brenda kampit kuqeblu të sezonit që sapo u mbyll. Mesfushori kuksian, i cili luajti për dy sezone me sukses me Vllazninë, do të vijojë të jetë edhe për sezonin e ri futbollistik, pjesë e KF Vllaznia.

Një gjë e tillë bëhet e ditur përmes njoftimit zyrtar të klubit shkodran, në të cilin thuhet:

“KF Vllaznia bën të ditur se ka mbyllur marrëveshjen me futbollistin Fjoart Jonuzi për të luajtur edhe për një sezon tjetër me skuadrën tonë. Klubi ka vlerësuar kontributin e dhënë nga lojtari në dy sezonet e fundit dhe si rrjedhojë ka shprehur dëshirën për ta patur sërish në rradhët e tij. Dëshira jonë ka gjetur edhe gatishmërinë e lojtarit për të vazhduar karrierën e tij i veshur kuqeblu edhe për një sezon të tretë, me qëllimin e qartë, për të arritur të tjera suksese me të.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img