Friday, May 3, 2024

Rikthehet Superiorja. Të hënën, ora 16:30, kuqeblutë presin në “Loro Boriçi” Egnatian për javën e 13-të

Lexo

Futbolli shqiptar, pritet t’i rikthehet normalitetit duke lënë pas periudhën e pauzes së ndeshjeve për shkak të Botërorit “Katar 2022”. Sinjali i parë u dha me luajtjen e Superkupës së Shqipërisë, me sfidën e së mërkurës në stadiumin “Air Albania”, mes Tiranës dhe Vllaznisë, që u fitua nga bardheblutë me rezultatin 3-2.

Ndërkohë, Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur zyrtarisht se kampionati i kategorisë Superiore, rikthehet këtë të diele me ndeshjet e javës së 13-të. Sipas kalendarit të publikuar nga vetë FSHF, të dielen do të luhen tre takime: Bylis-Laçi dhe Kukësi-Teuta, që të dy në orën 13:00, si dhe Erzeni-Partizani në orën 15:45. Dy ndeshjet e tjera janë rezervuar të luhen ditën e hënë me dy çiftet, Vllaznia-Egnatia dhe Tirana-Kastrioti. Kuqeblutë do të luajnë në stadiumin “Loro Boriçi” duke nisur nga ora 16:30, ndërkohë që Tirana pret krutanët në stadiumin “Air Albania” duke filluar nga ora 19:00.

Sa i përket skuadrës kuqeblu, tekniku Josa ka vijuar menjëherë që të enjten një ditë pas sfidës së Superkupës, përgatitjet për ndeshjen e kampionatit. Falë reshjeve të shiut që kanë vijuar të bien në rajonin e Shkodrës, skuadra ka qënë e detyruar të stërvitet në fushën e stadiumit “Reshit Rusi”, ndërkohë që nëse në ditët në vazhdim do të ketë përmirësim të terrenit, skuadra mund të spostohet në fushën me bar natyral të Golemit.

E rëndësishme për teknikun Josa është se skuadra është e karikuar për të rifilluar kampionatin me rezultat pozitiv. Pesha psikologjike e humbjes së Superkupës në minutat shtesë, tashmë është lënë pas, dhe gjithçka është përqëndruar tek Egnatia, skuadër e cila drejtohet nga trajneri me përvojë, Shpëtim Duro, duke pasur në përbërje edhe ish kuqeblutë, Sherri në portë, Malota dhe Fangaj në mbrotje, por edhe Shtubinën si drejtor teknik.

Pas javës së 12-të të Superiores, Vllaznia renditet e katërta me 19 pikë. Në krye janë Tirana dhe Partizani me nga 22 pikë, dhe Erzeni i treti me 20 pikë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img