Saturday, April 20, 2024

“Katar 2022”-Kroaci-Brazil, çerekfinalja e pare, ora 16:00 në stadiumin “Education City”

Lexo

Stadiumi “Education City” pret sot duke filluar nga ora 16:00, çerekfinalen e parë të Kampionatit Botëror, “Katar 2022”, Kroaci-Brazil. Brazili përballet me skuadrën më ‘braziliane’ nga Evropa Lindore. Kroacia mund të pretendojë gradën e nënkampiones së botës në prani të Seleçaos që është kombëtarja me më shumë tituj të botës të fituar, 5 të tillë. Rrugë të ndryshme për të dy skuadrat. Kroacia vjen në këtë sfidë pasi eliminoi Japoninë në fund të një ndeshjeje të vështirë, e cila zgjati 120′ dhe u vendos me penallti falë mjeshtërisë së portierit Livakoviç.

Në kampin kroat, trajneri Daliç konfirmon në masë të madhe formacionin që mundi Japoninë me penallti. Vetëm një dyshim: Borna Sosa apo Barisic në rolin e mbrojtësit të majtë. Livaja i preferuar ndaj Budimirit. Tite rikuperon Alex Sandron i cili do të shkojë në pankinë. Paquetà konfirmohet me Casemiro. Neymar i pranishëm për të mbështetur sulmin e yjeve të kompletuar nga Vinicius, Raphinha dhe Richarlison.

Në pritje të kësaj ndeshje, trajnerët kundërshtar, Daliç dhe Tite kanë zbardhur formacionet zyrtare.

KroaciaLivakovic; Juranovic, Lovren, Gvardiol, Sosa; Kovacic, Brozovic, Modric; Pasalic, Kramaric, Perisic; 

BraziliAlisson; Militao, Marquinhos, Silva, Danilo; Casemiro, Paqueta; Raphinha, Neymar Jr, Vinicius Jr; Richarlison;

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img