Saturday, July 27, 2024

“Katar 2022”-Rikthehen emocionet e Botërorit. Sot, dy duelet e para të fazës çerekfinale, Kroaci-Brazil dhe Holandë-Argjentinë

Lexo

Pas dy ditëve pushim në fushën e lojës, por jo në kampet respektive që vazhdojnë të jenë në garë për trofeun e botërorit, “Katar 2022”, rikthehet sot në fushën e lojës. Në program janë dy ndeshjet e para çerekfinale, Kroaci-Brazil dhe Holandë-Argjentinë.

Sfida e parë, ajo Kroaci-Brazil, do të nisë në orën 16:00. Një përballje që në opinionin e specialistëve të futbollit e konsideron Brazilin favorit për të shkuar në gjysëmfinmale, por nga ana tjetër edhe Kroacia ka të njëjtin objektiv. Ndaj, është një ndeshje për tu parë, ku spektakli është i garatuar.

Ora 20:00 ka rezervuar përballjen Holandë-Argjentinë. Një çift ky, që shumë analistë të futbollit, por edhe nga radhët e tifozërisë, konsiderohet si një finale e parakohshme. Këtu, bazuar në peshën e të dy kombëtareve, sfida në fjalë nuk duket se favoritë që peshojnë nga njëra apo tjetra skuadër, duke e konsiderohet pak a shumë me përqindje të barabartë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img