Saturday, November 23, 2024

“Rozafa Tennis Cup”, Turneu model për nga organizimi, fituese 14 vjeçarja e talentuar Gresi Bajri

Lexo

Ashtu si edhe për sporte të tjerë, Shkodra spikat edhe për traditën e mirëfilltë të sportit të tenisit. Nga sa dokumentojnë faktet konkrete, në Shkodër është luajtur tenis që para çlirimit të Shqipërisë, ndërkohë që edhe më pas, ndonëse me oshilacionet e ulje-ngritjes, sipas situatave edhe politike, ky sport ka vijuar të luhet në qytetin verior. Pas vitit 90-të rikthimi i tij pati sinjale pozitive me organizimin e disa kampionateve lokale dhe kombëtare, ndërkohë që periudha e viteve të fundit ka një shtysë akoma edhe më të madhe, gjë që e fakton ngritja e ekipeve zyrtare në Shkodër që garanton një zhvillim edhe më të suksesshëm.

“Rozafa Tennis Cup”, Turneu mbresëlënës i Shkodrës

Në vazhdën e aktiviteteve tenistike të organizuara në Shkodër, fillim viti 2021 evidentoi Turneun “Rozafa Tennis Cup”, padyshim më të spikaturin e të gjithëve të organizuara më herët. Dhe, pa as më të voglin dyshim, merita shkon për dy organizatorët kryesorë, Alban Hasani dhe Edi Pelinku, që krahas aktivizimit dhe konkurimit të tyre në garë, kanë detajuar në mënyrën më të mirë zhvillimin e këtij aktiviteti. Një aktivitet, që nga të gjithë pjesëmarrësit në lojë dhe ato të shumtë që e ndoqën si spektatorë, do të vlerësohej si më cilësori i të gjithë viteve mëparshme. Merita shkon edhe për të gjithë ato donatorë që e mbështetën financiarisht, përfshirë patjetër këtu edhe Shkollën e Mesme Profesionale Austriake, “Peter Mahringer”, e cila krijoi mundësinë e zhillimit të aktivitetit në kompleksin sportiv të kësaj shkolle.

Talentja, Gresi Bajri, fituese e trofeut

Padyshim që emocionet më të mëdha të këtij turneu ishin ato të fushës së lojës. Kanë qënë të shumta ballafaqimet eleminatore, pjesëmarrës të të cilëve kanë qënë edhe emra shumë të njohur të qytetit të Shkodrës, sportistë dhe ish sportistë, mjekë dhe intelektualë të tjerë pasionantë të këtij sporti që e ushtrojnë me shumë kënaqësi këtë sport. Për të ardhur më pas tek dy sfidat gjysëmfinale, Gresi Bajri-Elvis Bilali, dhe Drit Hoxha-Edi Pelinku. Dy të rinjë të talentuar si Bajri dhe Hoxha që sfidojnë dy veteran të njohur të këtij sporti, si Bilali dhe Pelinku. Dhe, kështu aktiviteti mbërrin në momentin kulmor të tij, finalja e madhe në mes Gresi Bajrit dhe Drit Hoxhës, padyshim tenistë këto me nivel mjaft të mirë, dhe me një të ardhme të shkëlqyer. Një finale mes brezit të rinjë, dhe aq më interesante mes gjinive të ndryshme që e bën edhe më interesant garën që mbyllet me fitoren 3 me 2 të vajzës 14 vjeçare, Gresi Bajri.

Ceremonia, trofe dhe dhurata të shumta për fituesit

Përpos spektaklit që dhuroi maratona e ndeshjeve të Turneut, “Rozafa Tennis Cup”, emocionet ishin të pranishme edhe në ceremoninë e mbylljes, atu ku përpos dorëzimit të trofeut fitues për talenten Gresi Bajri, pati edhe trofe të tjetë, duke nisur nga finalisti Drit Hoxha, si dhe pjesëmarrësit e tjerë të turneut. Trofe dhe dhurata të shumta materiale të shpërdara nga organizatorët si dhe autoritete të spikatura, jo vetem të tenisit, por edhe të sporteve të tjerë, duke e bërë veprimtarinë edhe më tërheqëse. Mbyllet kështu një aktivitet jashtë mase mbresëlënës, jo vetem për pjesëmarrësit në garë, por edhe për publikun që pati mundësi ta shijojë si spektatorë. Turne i cili, për vetë vlerat dhe rëndësinë që paraqiti, besojmë dhe shpresojmë se do të vijojë të jetë i pranishëm në qytetin verior duke e shndërruar atë në tradicional.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img