Futboll Femra-Nis jeten edhe një kampionat tjetër kombëtar, ai i vajzave U-15

Lexo

(Video) Vllaznia, shpallet kampione në Gjimnastiken Artistike. Trajnerët Izmir Kashi dhe Shpresa Salja, përsërisin suksesin e vitit të kaluar!

Për ekipin e Vllaznisë, Gjimnastika Artistike është shndërruar në një passion dhe burim suksesesh. Për të dytin vitë me...

Longo: “Nuk kemi marrë atë që kemi merituar por ky është futbolli”

Trajneri i Flamurtarit, Diego Longo, foli pas humbjes me Korabin me rezultatin 1-2:“Kemi parë një ndeshje që luajtëm vetëm...

Kumbarçe: “Fitore e merituar, kjo fitore shkon për kapitenin. Do doja të ndesheshim me Erzenin”

Korabi arriti të kualifikohej në finalen e “play off” dhe tani do të presë se cila skuadër do të...

Futbolli i femrave vazhdon të jetë në prioritetin kryesor të Federatës Shqiptare të Futbollit. Krahas zgjerimit të hartës së skuadrave të rritura duke vënë si kusht për të gjitha skuadrat e kategorisë Superiore për të pasur secila prej tyre edhe ekipin e femrave, gjë që po zbatohet në sezonin  aktual, tashmë  ka vënë në jetë edhe Kampionatin Kombëtar të vajzave U-15.

Nga sa bën të ditur zyra e shtypit pranë FSHF-së, në këtë kampionat do të marrin pjesë 8 ekipe, të cilat do të jenë të ndara në dy grupe, A dhe B. Në Grupin A do të jenë katër skuadra, Murlani, Vllaznia, Kinostudio dhe Teuta, ndërsa në grupin B do të marrin pjesë katër ekipe të tjera, Apolonia, Lushnja, Elbasani dhe Pogradeci. Ndeshjet do të luhen me sistemin vajtje-ardhje, sipas shortit të përcaktuar. Dy vendet e para të grupeve do të luajnë gjysmëfinale, me sistemin vajtje-ardhje dhe më pas dy nga ekipet do të kalojnë në finalen e kompeticionit. Çdo skuadër ka në përbërje të saj 9 lojtarë. Ndeshjet do të jenë të ndara në dy pjesë, me 35 minuta çdo pjesë.

Pas dy ndeshjeve të para në grupin A, renditja pas javës së parë është:

  1. Vllaznia 3 pikë
    2. Teuta 3 pikë
    3. Murlani 0 pikë
    4. Kinostudio 0 pikë

Ndeshjet e tjera të grupit A do të luhen më 20 shkurt, ku Murlani do të gjejë Kinostudion në shtëpi ndërsa Teuta do të presë Vllazninë në Durrës. Ndërkohë, grupi B do të nisë garën më datë 13 shkurt, ku Apolonia do të presë Elbasanin në Fier, ndërsa Pogradeci do të përballet me Lushnjën në po të njëjtën ditë.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -