Portieri i kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha ka fituar çmimin “Portieri më i mirë i vitit” në Superligën greke, pas paraqitjeve shumë të mira me fanellën e AEK-ut të Athinës, skuadër me të cilën fitoi edhe titullin kampion sezonin e kaluar (bashkë me Pilon).
Gardiani kuqezi është përfshirë edhe në formacionin më të mirë të kampionatit grek për sezonin 2025-2026.
Për fat të keq, Strakosha nuk do të jetë në dispozicion të kombëtares kuqezi për ndeshjet e nëntorit pasi është i dëmtuar prej disa javësh.


