Wednesday, November 19, 2025

Serie A-Milani mund Fiorentinen dhe kryeson me 16 pikë. E ndjekin Interi, Napoli dhe Roma me një pikë më pak

Lexo

- Reklamë -spot_img

Në ndeshjen e javës së shtatë të Serie A, Milani u rikthye nga disavantazhi për të mposhtur Fiorentinën 2-1, duke marrë në zotërim vendin e parë me 16 pikë, përpara Interit, Napolit dhe Romës(me nga 15 pikë). Pas një pjese të parë me ritëm të ngadaltë dhe pa ngjarje, loja mori hov në të dytën. Në minutën e 56-të, Fiorentina zhbllokoi sfidën, Gosens shënoi me portën e zbrazët.

Gëzimi i toskanëve zgjati vetëm shtatë minuta, derisa Leao befasoi De Gean. Allegri luajti me Gimenezin dhe meksikani fitoi një penallti në sekondat e fundit (një mbajtje nga Parisi nuk u njoh nga Martinelli, por nga VAR), të cilën Leao e shndërroi në gol duke firmosur fitoren 2-1.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img