Sunday, August 24, 2025

Shah-Shkodrani Franc Ashiku, kampion i Shqiperisë për vitin 2020

Lexo

Shahu shkodran ka regjistruar suksesin e radhës. Pas titullit kampion online të të rinjve U-18 fituar nga Erjon Vogli, tashmë ka ardhur suksesi tjetër edhe më i madh ku për kategorinë e te rriturve titullin kampion e ka fituar një tjetër shkodran. Ai është talenti Franc Ashiku, i cili me 5.5 pikë të grumbulluara në 7 raunde konkurim shpallet kampion i Shqiperisë për vitin 2020, titull ky që e fiton për herë të tretë në karrierën e tij sportive.

Mesazhi përshëndetës i kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi.
……….
“♟🏆Franc Ashiku kampion kombëtar në sportin e bukur të shahut! Tradita e mrekullueshme e këtij sporti në Shkodër, vazhdon të mbahet fort me këtë kampion, që për herë të tretë e sjell titullin në qytetin tonë.
Pas një gare të fortë, në fazën finale që zgjati nga 17 deri 23 tetor 2020, Franc Ashiku arriti të mbledhë 5.5 pikë duke u renditur i pari.
👏Urime për titullin e tretë radhazi!
Suksese #kampion!”, citohet ne mesazhin e publikuar ne faqen e saj zyrtare te rrjetit social FB kryetarja e Bashkise Shkoder, zonja Voltana Ademi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Kategoria e Parë-Gjirokastritët nuk ruajnë avantazhin e Stërling, dibranët barazojnë me Xhikën duke e mbyllur në 1-1

Luftëtari-Korabi 1-1  Golat:Stërling 47/Xhika 52 Kartonë të verdhë:Ramadani 21/Goga 2,Marku 60,Mziu 70 Luftëtari:Moreno,Lala,Zaimi,Çulli,Ziaj(Tabaku 46),Isteri(S.Puci 90),Ramadani,Tuni(Mukoj 61),Stërling(Mërkuri 61),Zani,Diamanti(Cereni 61) Trajner:Besmir Shabani (Në stol:Mamadov,Solomon,Th.Puci,Çelkupa) Korabi:Mehidri,Goga(Zeqiraj...
- Advertisement -spot_img