Thursday, April 25, 2024

“UEFA Women’s EURO 2022”, sot Skoci-Shqipëri ora 20.30, trajneri Grima në conference për shtyp

Lexo

Kombëtarja shqiptare e femrave ka mbërritur në Skoci ku do të zhvillojë ndeshjen e radhës të vlefshme për eliminatoret e “UEFA Ëomen’s EURO 2022”. Përpara sfides zyrtare që do të luhet sot(e premte 23 tetor)  në stadiumin “Tynecastle Park” duke filluar nga ora 20:30, futbollistet kuqezi kanë zhvilluar një seance të shkurtër stervitore në token skoceze të  Edinburgut, ndërkohë që në konferencen për shtyp të dhënë si zakonisht përpara ndeshjes, trajneri i kombëtares, shkodrani Armir Grima ka theksuar se kërkon maksimumin nga ekipi i tij në këtë ndeshje.

“Përgatitjet me vajzat gjatë këtyre ditëve kanë shkuar mirë. Personalisht jam i kënaqur me impenjimin e vajzave gjatë këtyre ditëve në stërvitje. Normalisht në kohë të tillë pandemie kemi pasur edhe ne problemet tona, kemi mungesa të rëndësishme në skuadër, por duke parë impenjimin dhe dëshirën e vajzave, besoj se do realizojmë një paraqitje të kënaqshme. Sigurisht, nuk janë problemet fizike ato që na shqetësojnë, por fakti se disa nga futbollistet nuk kishin mundësi t’i bashkoheshin skuadrës për shkak të pandemisë”, – tha Grima. I pyetur për objektivat që i ka vënë skuadrës në këtë transfertë të vështirë, trajneri shkodran kërkon që Kombëtarja të bëjë një paraqitje sa më dinjitoze ndaj Skocisë.
“Ne presim që të bëjmë një paraqitje sa më dinjitoze me Skocinë. Duke pasur parasysh faktin që edhe futbolli i femrave ka ardhur në rritje si edhe duke ditur që kemi përballë një ndër ekipet më të mira të Europës, është shumë e rëndësishme për ne që të bëjmë një përfaqësim sa më të mirë”, – vijoi tekniku, i cili synon që skuadra të marrë maksimumin në këto eliminatore dhe të bëjë hapa para në drejtim të rritjes së cilësisë.

“Objektivi ynë në këto eliminatore është që të zhvillojmë ndeshje sa më të mira dhe të arrijmë të marrim maksimumin ndaj kundërshtarëve më të fortë që kemi përballë. Njëkohësisht synojmë që të lëmë poshtë nesh Qipron në renditjen e përgjithshme”, ka përfunduar teknku kuqezi Armir Grima.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img