Friday, April 26, 2024

Shënoi për Romën në fitoren ndaj Real Sociedad, shkodrani Kumbulla, i pushtuar në emocione!

Lexo

Në fitoren që Roma realizoi ndaj Roma-Real Sociedad me rezultatin 2-0, meritë ka edhe futbollisti shkodran, Marash Kumbulla, i cili ishte autor i golit të dytë. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, Kumbulla që është edhe titullar i prapavijes  kuqezi, Marash Kumbulla, është shprehur shumë i emocionar për golin e shënuar dhe kontributin që dha për fitoren e ekipit të Romës.

Një gol i veçantë, çfarë ndjeve?

“Ishte një emocion i papërshkrueshëm. Gjithmonë ka qenë qëllimi im të shënoj përballë tifogrupit ‘Curva Sud’, ishte i veçantë. Është gjithashtu e rëndësishme në funksion të ndeshjes së kthimit”.

Si e shpjegoni qëndrueshmërinë në mbrojtje të Romës?

“Kjo varet nga i gjithë ekipi. Sulmuesit japin një dorë të madhe dhe gjithashtu turma, është e pamundur të mos japësh gjithçka para këtyre tifozëve”.

Ju keni qenë i durueshëm dhe keni pritur momentin tuaj…

“Gjithmonë kam punuar shumë, edhe në stërvitje, duke pritur. Ky jam unë, me pikat e mia të forta dhe të dobëta, por gjithmonë jap gjithçka”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img