Shënoi të hënën në derbin e Londrës, UEFA postim special për Armando Brojën

“Armando Broja me një gol në ndeshjen e tij të parë si titullar që nga nëntori 2022”, është ky postimi i shfaqur në profilin zyrtar të UEFA-s në Tëitter për Euro 2024. Një gol që ka shtuar akoma më shumë entuziazmin rreth rikthimit të sulmuesit, i cili shihet si një emër që mund të bëjë shumë rrugë në arenat ndërkombëtare. I përfolur së fundmi për dëmtimin e tij, por dhe për rolin që mund të ketë te skuadra e Çelsit apo dhe interesimin e shumë skuadrave të tjera me emër.

Një postim i veçantë i organit më të lartë të futbollit europian, që nuk bën shpesh postime të këtij lloji, një mesazh i qartë për atë që pritet prej sulmuesit kuqezi në rrugëtimin Euro 2024. Ndeshja me Çekinë është në prag, të gjithë presim të shikojmë Armando Brojën. E ka thënë fjalën e tij në fushën e lojës për Çelsin të hënën në mbrëmje, presim të përsërisë veten dhe më 12 tetor në “Air Albania” përballë çekëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu