Marku: “Kishim nevojë për këtë fitore, edhe kur humbasin dimë të reagojmë”

Lexo

Sonte, ora 20:45, Poloni-Shqipëri. Trajneri Silvinjo dhe Cikalleshi në konference shtypi: Rruga nuk është e lehtë por objektivi ynë është kualifikimi!

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo dhe sulmuesi Sokol Cikalleshi dolën pasditen e kësaj të diele në konferencën zyrtare për...

(Video)Kombëtarja e Shqipërisë mbërrin në Varshavë dhe zhvillon seancën e fundit në stadiumin “PGE Naradoëy”- Euro 2024, të hënën, ora 20:45, Poloni-Shqipëri

Kombëtarja shqiptare ka mbyllur sot përgatitjet për ndeshjen e parë të kualifikueseve të Europianit 2024 ndaj Polonisë, që luhet...

(Video)Gjimnastikë- Klubi i Gjimnastikës “Vllaznia”, kampion i Turneut “Flakadani i Karadakut” në Kosovë

Klubi i Gjimnastikës “Vllaznia” i mbështetur nga presidenti Leonard Lulaj vazhdon të jetë i sukseshëm, jo vetëm në garat...

Vllaznia ka mundur Kukësin me shifrat 2-0 në ndeshjen e javës së 20-të të Superiores, duke siguruar një fitore shumë të rëndësishme për renditjen. Pas sfidës autori i golit të parë Herald Marku, u shpreh:

“Mënyra se si u futa në fushë, ishte për të krosuar por krosova më shumë se sa duhet (qesh). Jemi të lumtur për këtë fitore pasi vjen pas dy humbjeve, kishim nevojë për këtë kthesë pasi na pret një ndeshje e vështirë me Tiranën dhe këto ditë të stërvitemi në harmoni. Jam i lumtur për golin, por unë synoj paraqitjet pozitive. Edhe kur sjam në formacion përpiqem të punoj shumë për të merituar vendin e titullarit. Kur ndodh që të humbasim 2 ndeshje ne dimë të reagojmë dhe të fitojmë, kemi një frymë pozitive në grup dhe do kemi kohë ta përgatisim më mirë si sfidë atë ndaj Tiranës. Nuk e kam pritur që Balaj të jetë kaq shtyes dhe motivues për ne, ai na këshillon pasi ka një karrierë të madhe duke qenë se vjen nga një kampionat jashtë, ai është shumë i etur për fitore. Unë më mirë luaj majtas ose djathtas dhe aty jap më të mirën time”, u shpreh Marku.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -