Erzeni-Partizani 1-2 (Shënues: Meçja 64’/Cara 27’, Mensah 89’)
Erzeni:Hasanbelli,Sadiki,Atanda,Kacbufi(Meçja 54),Maliqi,Kahrimanoviç,Alba,Migone,Peposhi,Zeka(Osmanllari 83),Mihana(Kiqina 54) Trajner:Alfred Deliallisi
Partizani:Hoxha,Murataj,Bytyçi,Koçijan(Preka 86),Atanaskoski,Gueie,Mehmeti(Grezda 57),Rrapaj(Keko 68),Taipi(Bilali 57),Cara(Mensah 68),Bintsuka Trajner:Arbër Abilaliaj
Gjyqtar:Silvio Dyrmishi(Elbasan),Marjus Qose,Edlir Malo,Laver Alla(Lushnje) Var:Klodian Prenga(Laç) Avar:Feliks Kolleshi(Tirane) Delegat:Bujar Pregja(Tiranë) Vëzhgues:Tanush Latifi(Gjirokastër)
Partizani merr një fitore të rëndësishme ndaj Erzenit, në një takim që rezultoi shumë i luftuar. Të kuqtë e kryeqytetit ia dain me sukses duke fituar me rezultatin 1-2. Një tre pikësh që i jep mundësi të kuqve të ruajnë trendin e ecurisë pozitive të fitoreve, ndërsa shijakasit nga ana tjetër nuk ia dalin që të vazhdojnë me ecurinë pozitive.
Ky takim rezultoi shumë i luftuar, me kryeqytetasit që zhbllokuan sfidën në minutën e 27-ën me Carën. Shijakasit nga ana e tyre tentuan që të gjenin barazimin, megjithatë në minutat shtesë të fraksionit hapës morën një tjetër goditje, pasi në minutën e 45+4 Kahrimanoviç u ndëshkua me karton të kuq dhe la ekipin e tij me dhjetë lojtarë.
Megjithatë në pjesën e dytë Erzeni u tregua edhe më kërkues dhe në minutën e 64-të Meçja shënoi golin e barazimit. Partizani nga ana tjetër nuk u dorëzua dhe në minutën e 89-ën gjeti golin e triumfit me Mensah.
Pas javës së nëntë të Kategorisë Superiore, Erzeni renditet në vend të shtatë me 11-të pikë, teksa Partizani renditet në vend të dytë me 17 pikë, dy më pak se Egnatia kryesuese, por duhet theksuar se të kuqtë numërojnë një ndeshje më pak.
Fatos LAMAJ