Tuesday, October 28, 2025

Shkëndija zgjedh trajnerin e ri. Rikthehet, Jeton Beqiri firmos kontratë 18 mujore

Lexo

- Reklamë -spot_img

KF Shkëndija zyrtarizon trajnerin e ri: Jeton Beqiri është tekniku i ri i klubit tetovar nga dita e sotme, pasi ka nënshkruar me klubin një kontratë 18 mujore.

“Pas një periudhe të suksesshme në klub si ndihmëstrajner dhe edhe në detyrën e ushtruesit të detyrës trajner i ekipit të parë në dy raste, Jeton Beqiri rikthehet në KF Shkëndija për të udhëhequr skuadrën për herë të parë si shef i stafit teknik. Me përvojën e tij të pasur në futbollin vendas dhe ndërkombëtar, Beqiri është vlerësuar njeriu i duhur për t’ia besuar bankinën në periudhën që pason”, shkruhet në njoftimin e klubit.

“Të jesh trajner i Shkëndijës është privilegj dhe kënaqësi shumë e madhe, por në të njejtën kohë është edhe përgjegjësi dhe një sfidë e imja personale. Për këtë pjesë dua të falenderoj kryesinë e klubit dhe pronarët për besimin e dhënë, duke shpresuar që në fund edhe rezultatet të na japin të drejtë dhe të realizojmë objektivat”, deklaroi Jeton Beqiri pasi firmosi kontratën me kuqezinjtë.

Beqiri pranoi ftesën e Shkëndijës, duke ndërperë në mënyrë të njëanshme kontratën me skuadën Al Jabalain nga Arabia Saudite, ku për 15 muajt e kaluar kishte postin e menaxherit/drejtorit të Akademisë.

Në Arabi ai u transferua pasi udhëhoqi Bylisin drejt ngjitjes në elitën e futbollit shqiptar. Paraprakisht ishte trajner i parë te Struga dhe Renova, Gostivari e Drita, derisa si ndihmës trajner ka punuar edhe te Flamurtari i Vlorës.

Klubi ka besim të plotë në aftësitë dhe përvojën e Jeton Beqirit dhe e mirëpret atë me shpresë për një periudhë të suksesshme në udhëheqjen e skuadrës.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Egnatia fiton në shtëpi me Teutën, që pëson humbjen e parë në këtë kampionat

Egnatia-Teuta 1-0(Albanese 43’) Egnatia:Dajsinani,Ndreca,Xhemajli,Sota,Fangaj, Ruçi,Fernando,Kryeziu,Albanese,Buriç,Selmani Trajner:Edlir Tetova Teuta:Selmani,Përgjoni,Jazxhi,Maçolli,Vidal,Boçi,Uotlai,Toli,Arifi,Fadairo,Gomes Trajner:Enkelejd Dobi Gjyqtarë:Kreshnik Cjapi(Fier),Denis Rexha(Tiranë),Emigers Ganxhi,Erjon Bylykbashi(Elbasan) Var:Emanuela Rusta(Elbasan) Avar:Adrian Beqiraj(Tiranë) Delegat:Alban Tafaj(Tiranë) Vëzhgues:Kridens...
- Advertisement -spot_img