Thursday, February 22, 2024

Barcelona e nis me fitore 2024-tën. Mund Las Palmas në transfetë, 1 me 2, vendos penalltia e minutës së 93-të

Lexo

Viti 2024 për Barcelonën nis në një mënyrë emocionuese, të suksesshme, duke fituar 2-1 në shtëpinë e Las Palmas. Menjëherë telashe për Xavi, i cili në minutën e 11-të humbi Cancelon për shkak dëmtimi, në vendin e tij Kristensen.

Menjëherë pas kësaj, skuadra e sapograduar kaloi në epërsi: krosim i Ramirez dhe Munir El Haddadi, i rritur në ekipin e të rinjve të katalanasve, kaloi vendasit në avantazh. Më pas do të ishin dhe dy mundësi të tjera për Las Palmës për të thelluar avantazhin, por pjesa e parë u mbyll 1-0.

Në pjesën e dytë, megjithatë, Barcelona reagoi dhe arriti të barazojë me anë të Ferran Torres në minutën e 55-të. Xavi bën lëvizjet e tij  duke aktivizuar Yamal, Joao Felix dhe Roque dhe ndeshja vendoset në minutën e 93-të me një episod të jashtëzakonshëm: Valles ndal Joao Felix-in, Gündoğan është gati për të përfituar, por shtyhet nga Sinkgraven, i cili merr karton të kuq dhe shkakton penallti.

Nga pika e bardhë, ish-lojtari i Cityt nuk gabon dhe kalon katalanasit në avantazh. Në finale, Roque ka dy mundësi për golin e tretë, por rezultati nuk ndryshon: Barcelona në 41 pikë. Katalanasit arrijnë të mos humbasin terren ndaj Girona dhe Real, ende në +7, dhe mbajnë Atletico e Bilbao, në – 3.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img