Saturday, July 27, 2024

(Video) Smajlaj, mesazh Vllaznisë: “Me këmbë në tokë”, kujdes vetëkënasinë! Ish futbollisti kuqeblu, sot trajner i Besëlidhjes, kujton se edhe në kohën e tij, e kanë pësuar nga eurofia

Lexo

Jo vetëm që ka luajtur me sukses për pesë sezone radhazi me uniformën kuqeblu, por edhe prejardhja e tij nga Malësia e Madhe, kanë bërë që Dritan Smajlaj, sot trajner me ekipin e Besëlidhjes së Lezhës, të vijojë të jetë tifoz me Vllazninë. Ndërkohë, duke folur në rolin e një specialisti futbolli, Smajlaj komplimenton lojën e kuqebluve, duke u shprehur se rezultatet flasin vetë.

“Rezultatet flasin vete. Unë, Tefikun, drejtorin sportiv, e njoh jashtëzakonisht mirë, pasi kemi 25 vite shokë. Ia njoh temperamentin, ia njoh mënyrën sesi drejton, dhe është gjë pozitive në skuadër. Plus, edhe trajneri Qatip Osmani, me atë që kemi informacion, sepse nuk e kemi parë duke punu, por, unë kam fjalët më të mira. Rezultatet flasin vete, harmonia dhe enuziasmi në skuadër, sepse ne kemi lojtarë që i njohim dhe komunikojmë me to, sepse na intereson Vllaznia, dhe për këtë mua më vjen mirë.”, shprehet ish futbollisti kuqeblu, Dritan Smajlaj.

Ndërsa është optimist se Vllaznia e këtij sezoni futbollistik, i ka të gjitha mundësitë të jetë në katërshe si dhe pretendente për trofe, trajneri Smaljaj, ka një këshillë për kuqeblutë, të qëndrojnë me këmbë në tokë, sepse edhe në kohën e tij, pranon se vetëkënaqësia i ka dëmtuar jo pak në rezultatet

“Por, gjithmonë futbollistët kuqeblutë, duhet të jenë “me këmbë në tokë”, sepse do të jetë një fazë e tretë dhe e katërt me shumë problematika brenda, dhe Vllaznia duhet të jetë me “këmbë në tokë”. Të fokusohet tek fusha e lojës. Besoj, më kuptoni drejt, sepse edhe unë kur kam qënë pjesë e Vllaznisë, kur kemi bërë  3-4 fitore radhazi, jemi vetëkënaqë, dhe ka ardhë e na mundë një skuadër që nuk e kishim menduar kurrë. Kjo është ideja, plus edhe problematikat që do të ketë ky kampionat nga strukturat që është bërë. Unë mendoj, se Vllaznia është në rrugën e duhur, por e ripërsëris, që duhet qëndruar me këmbë në tokë, sepse asgjë nuk kanë bërë me ato që kanë arritë në fund të vitit.”, shtoi ish futbollisti i Vllaznisë, sot trajner i Besëlidhjes, Dritan Smajlaj.

(Video) Prononcimi në fjalë i trajnerit Dritan Smajlaj, është dhënë pas ndeshjes miqësore, Vllaznia-Besëlidhja, e e fituar nga miqtë me rezultatin, 1 me 2.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img