Sunday, August 24, 2025

Shkodra me emocionet e pragndeshjes, Vllaznia-Tirana. Dyndje tifozësh drejt “Loro Boriçit”, sfida gjykohet nga Enea Jorgji i FIFA-s

Lexo

E shtuna e kësaj fundjave e ka gjetur qytetin e Shkodrës, por jo vetem, të mbërthyer në emocionet e pragndeshjes, Vllaznia-Tirana. Sfida në fjalë do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 16:45, ndërkohë që duhet theksuar se interesimi për ta ndjekur live këtë ndeshje duket mjaft i madh nga ana e tifozërisë shkodrane. Madje, sipas informacionet marrë nga Veriu Sport, ka nga ato tifozë kuqeblu që jetojnë prej vitesh jashtë vendit dhe për këtë sfidë kanë rezervuar më herët biletat e tyre në tribunën VIP. Një prej tyre është edhe Genc Selmani, i cili së bashku me disa miq të tij ka udhëtuar posaçërisht nga Gjermania për të ndjekur skuadrën e zemrës me shpresë dhe besim që Vllaznia do të dalë fituese në këtë ndeshje.

Gjithnjë sipas informacioneve të marra, drejt Shkodrës kanë udhëtuar edhe shumë tifozë bardheblu, mes të cilëve është edhe grupimi Fanatic, për të cilin drejtuesit e klubit kuqeblu kanë rezervuar një tribunë më vete.

Një super ndeshje kjo që i është besuar ta drejtojë  si arbitër kryesor, elbasanasi me stemën e FIFA-s, Enea Jorgji. Ndihëmësa të tij do të jenë anësorët, R. Çokaj(Lezhë) dhe F. Lama(Durrës). Gjyqtarë i katërt do të jetë K. Shahini(Durrës). Në sistemin Var janë O. Ferhataj(Patos) dhe O. Grabova(Fier). Ndërsa, Delegat i FSHF-së është Astrit Maçi(Tiranë) dhe Vëzhgues, Albano Janku(Tiranë).

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Kategoria e Parë-Gjirokastritët nuk ruajnë avantazhin e Stërling, dibranët barazojnë me Xhikën duke e mbyllur në 1-1

Luftëtari-Korabi 1-1  Golat:Stërling 47/Xhika 52 Kartonë të verdhë:Ramadani 21/Goga 2,Marku 60,Mziu 70 Luftëtari:Moreno,Lala,Zaimi,Çulli,Ziaj(Tabaku 46),Isteri(S.Puci 90),Ramadani,Tuni(Mukoj 61),Stërling(Mërkuri 61),Zani,Diamanti(Cereni 61) Trajner:Besmir Shabani (Në stol:Mamadov,Solomon,Th.Puci,Çelkupa) Korabi:Mehidri,Goga(Zeqiraj...
- Advertisement -spot_img