Friday, April 26, 2024

Kategoria e Dytë- Grupi A/Sot java e 17-të, spikat derbi, Veleçiku-Ada

Lexo

Ndeshjet e Grupit A të Kampionatit Kombëtar të Futbollit për Kategorinë e Dytë kanë që luhen sot për llogari të javës së 17-të kanë rezervuar duele interesante. Mes tyre, ajo që spikat më tepër është derbi verior në mes Veleçikut dhe Adës.

Falë afërsisë gjeografike mes Koplikut pritës dhe Velipojës mysafire, por edhe faktit se përbërje të të dyja skuadrave luajnë jo pak futbollistë nga Shkodra, ndeshja në fjalë pritet të ndiqet me shumë interes nga një tifozëri e madhe në numër.

Po kështu, me intgeres pritet edhe ndeshja e skuadrës kryesuese të grupit,Orikut të Vlorës dhe Shënkmollit mysafir. Ndërkohë, Luzi 2008 që mban vendin e dytë  pret në shtëpi Elbasanin.

Skuadra tjetër e Shkodrës, Murlani luan në transfertë me Bulqizën, ndërkohë që Klosi dhe Gramshi presiun në shtëpi respektivisht, Ilirinë dhe Internacional.

Ndeshjet e javës së 13-të të Kategorisë së Dytë, Grupi A

Veleçiku – Ada

Oriku – Shënkolli

Luzi – Elbasani

Bulqiza – Murlani

Klosi – Iliria

Gramshi – Internacional

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img