Shkodra Tennis Club organizon per here te pare turneun nderkombetar te nivelit boteror per junior ITF Ëorld Tennis Tour Juniors “Shkodra Open 2023”. Ne ambientet e Adriatic Tennis Park do te garojne rreth 200 teniste nga 33 shtete te botes gjate datave 19-27 Gusht 2023.
Kjo ngjarje eshte mjafte e rendesishme per tenisin dhe Shkodren pershkak se eshte gara me e madhe sportive e organizuar ndonjehere ne qytetin e Shkodres. Kjo gare do te udheheqet nga gjyqtarja kryesore e Federates Nderkombetare te Tenisit, kroatja Antonia Drazic. Me kete rast qyteti i Shkodres do te vendoset ne harten boterore te sportit te tenisit.
Te henen me 21.08.2023 do te fillojne ndeshjet e shortit kryesor dhe te henen, te marten dhe te merkuren do te kete intensitet te larte pasi qe do te zhvillohen ndeshje nga ora 9:00-19:00. Me kete ritem do te vazhdoj turneu deri me daten 27.08.2023 kur edhe do te kurorezohet kjo gare me finalet ne kategorine e vajzave dhe djemve.