Sunday, October 13, 2024

Riorganizohet Basania FC. Në krye të ekipit të parë emërohet ish futbollisti dhe ish trajneri i Vllaznisë, Fatjon Hasani

Lexo

Basania FC, klubi i futbollit që përfaqëson zonën e Bushatit të Bashkisë Vau Dejës i është nënshtruar një riorganizimi të strukturës së tij, ku pikë së pari ndryshimet fillojnë që nga stafi teknik i skuadrës së parë.

Presidenti i këtij klubi Ermir Shimaj, bën të ditur se në krye të ekipit të të rriturve, i cili konkuron në këtegorinë e dytë të futbollit shqiptar është emëruar Fatjon Hasani, ish futbollist i njohur i Vllaznisë si dhe më pas trajner ekipet e moshave të Akademisë Vllaznia.

Më hollësisht për ndryshimet më të fundit në kampin e Basania, bën fjalë edhe njoftimi zyrtar që Basania FC, ka shpërndarë për publikun.

“Basania Football Club

NJOFTIM

Në vijim të përgatitjeve shumë serioze për sezonin e ri 23/24 dëshirojmë t’ju komunikojmë zhvillimet më të reja.

Duke ju përmbajtur standarteve dinjitoze dhe ambicioze të Stafit dhe edhe të Klubit në tërësi, parime të cilat e kanë e shoqëru përgjatë të gjithë rrugëtimit të Basania FC, ashtu vijojmë me po të njëjtat standarte në përgatitjet përfundimtare për sezonin 23/24.

Me këtë rast kemi kënaqësinë t’ju bëjmë me dije se është arritur marrëveshja dhe trainer i ekipit të të rriturve të Basania FC për sezonin 23/24 do të jetë profesor Fatjon Hasani.

– Prof. Fatjon Hasanin publiku sportdashës Shkodran e njeh mirë dhe është një emër i njohur i trajningut Shkodran ku veç kontributit të tij tek Akademia e Vllaznisë pjesë të karrierës së Tij ka edhe drejtimin e Vllaznisë B dhe po ashtu edhe Vllaznia U21.

E falenderojmë prof. Fatjon Hasanin për pranimin e ofertës për bashkëpunim ku veç ekipit të të rriturve pjesë të punës kemi përcaktu edhe fokusimin akoma më të rëndësishëm edhe tek ekipet e moshave të akademisë Basania FC dhe i urojmë shumë suksese

Shfrytëzojmë rastin të njoftojmë edhe daten e fillimit të stërvitjes për ekipin e të rriturve e cila do të jetë:

E hënë dt 28.08.2023 ora 19:00

NUK HARROJMË

Falenderojmë përzemërsisht prof A. Simoni dhe prof H. Lika për kontributin e vyer të tyrin tek Basania FC gjatë sezonit të kaluar dhe ju urojmë suksese në vijim

FTOJMË

Pushtetin vendor dhe të gjithë dashamirësit e sportit në zonë që dëshirojnë të vendosin edhe Ata “tullen e tyre” në rrugëtimin dhe ngritjen akoma më lart të Basania FC, jeni të mirëpritur, “Basania FC është aset publik i të gjithë zonës.

Surpriza të bukura dhe punë të mira na presin në vijim. SiGjithmonë, Sport, Dinjitet

Qytetari. Basania FC

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img