Kishte ditë që përflitej që mesfushori shkodran Behar Ramadani do të largohej nga Vllaznia dhe tashmë një gjë e tillë është zyrtarisht e konfirmuar. Madje, jo vetëm largimi nga kuqeblutë, por zyrtarisht mësohet edhe emri i ri i skuadrës së Ramadanit. Mes disa ofertave në kampionatin shqiptar si dhe atë të Kosovës, Ramadani ka preferuar këtë të fundit. Ka qënë vetë FC Drenica që pak minuta më parë ka bërë publik zyrtarizimin e Behar Ramadanit si pjesë të Drenicës për pjesën e dytë të sezonit 2020-2021.
Skenderaj – 6 Janar 2021
Mesfushori defanziv Behar Ramadani, zyrtarisht ështē lojtar i FC Drenica! Ai sot në ambientet e klubit është prezantuar dhe i është bashkuar ekipit në stërvitje. Ramadani luan në pozitën e mesfushorit dhe së fundmi ka qenë lojtar i Vllaznisë nga Shkodra. Mesfushori ka nënshkruar kontratë me klubin deri në përfundim të këtij stinori, me mundësi vazhdimi. Behar Ramadani është përforcimi i parë në këtë afat kalimtar, kurse klubi gjatë ditëve në vijim do të prezantoj edhe prurjet tjera”, thuhet në njoftimin e publikuar nga drejtuesit e FC Drenices. Ndonëse nuk është akoma zyrtare, por që mund të konfirmohet gjatë orëve në vazhdim, pjesë e Drenices pritet të jetë edhe mbrojtësi shtatlartë Enes Isufi, i cili edhe ai ka konfirmuar largimin nga Vllaznia dhe gjasat janë që edhe ai të firmosë për skuadrën që drejtohet nga traneri shqiptar, Bledar Devolli.