Monday, April 29, 2024

Shkodrani Eraldo Çinari, te Shkëndija e Tetovës për 8 mijë Euro në muaj

Lexo

Aventura e Eraldo Çinarit në Turqi me skuadrën e Samsunspor ka përfunduar.  Futbollisti shkodran ka prishur kontratën me klubin turk dhe ka preferuar të vijojë karrierën në Maqedoninë e Veriut me skuadrën e Shkëndijes së Tetovës. Për 26-vjeçarin kishte një interesim nga Vllaznia e Partizani.

Ekipi kryeqytetas kishte një avantazh ndaj klubit shkodran pasi paga ishte relativisht e mirë, por sulmuesi i krahut të majtë preferoi Shkëndijën, pasi drejtuesit e klubit nga Tetova i kanë ofruar një pagë që shkon në 8 mijë euro në muaj.

Shkëndija, momentalisht ndodhet në vendin e tretë dhe është 9 pikë larg nga vendi i parë që mbahet nga Struga. Shkëndija e Tetovës nuk ndalet me kaq, pasi mësohet se kanë arritur marrëveshjen edhe me ish-mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Kamer Qaka.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img