Saturday, April 27, 2024

Shkodrani Erkand Qerimaj, medalje e argjendtë në “Oran 2022”

Lexo

Erkand Qerimaj nuk ka shkuar më shumë se sa medalja e argjendtë në stilin e shkëputjes duke e çuar numrin e medaljeve për Shqipërinë në katër gnë Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”. Pikërisht në peshën 73 kilogram, kjo në prani të presidentit të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, si dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Qerimaj ka marrë medaljen e argjendtë në stilin e shkëputjes. Madje të pranishëm kanë qenë edhe drejtori i sporteve në Bashkinë e Tiranës, Gjergji Muzaka, si dhe drejtoresha e klubit shumësportësh Tirana, Deborah Keçi.

Në dy provat e para nuk ka mundur të realizojë 148 kilogram e më pas, jo pa vështirësi, ka realizuar 149 kilogram. Një provë që njëri prej gjyqtarëve e ka cilësuar të rregullt dhe dy të tjerët jo. Dhe është vënë në diskutim, ndërsa ndërhyrja e presidentit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, por dhe atij të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, pranë gjyqtarisë, apo dhe verifikimeve të sekretarisë, prova e Qerimajt është cilësuar e suksesshme.

Mirëpo më pas, edhe për shkak të probleme fizike, Qerimaj nuk e ka vijuar garën në stilin e shtytjes. Medalja i është dorëzuar nga ish-sekretari i përgjithshëm i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Stavri Bello, i cili është Presidenti i Komitetit Koordinativ i Lojërave Mesdhetare në Oran, por në të njëjtën kohë dhe Presidenti i Komitetit Organizator të edicionit në “Taranto 2026”.

Gjithsesi një medalje për Erkand Qerimajn është arritje për peshëngritjen në Lojërat Mesdhetare në Oran, ndërsa kështu Shqipëria realizon pritshmëritë e veta në këtë pjesëmarrje.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img