Saturday, July 27, 2024

Shkodrani i Lacios, Hysaj, shënon golin e parë në sezonin e ri në miqësoren përballë Auronzo

Lexo

Elseid Hysaj ka shënuar golin e parë të sezonit. Mbrojtësi i Lazios përfitoi në zonë dhe duke goditur topin në fluturim me këmbën e djathtë, mundi portierin kundërshtar. Skuadra e Sarrit kaloi në epërsi ndaj Auronzos pas 3′ lojë, një nga besnikët e trajnerit hapi lojën.

Goli i klasit të vitit 1994 është goli më i shpejtë në takimet e mëparshme mes dy skuadrave, i barabartë me atë të shënuar nga Djordjevic në vitin 2016. Kjo ishte miqësorja e parë e të besuarve të trajnerit Sarri në grumbullimin që sapo ka nisur. Bardhekaltërit fituan me një rezultat të thellë, 16-0 ndaj amatorëve të Auronzo.

Në praninë e 1000 shikuesve, serinë e golave e hapi Hysaj, më pas vendosën emrin në listë edhe Immobile(triplet), dopietë e Pedro, Zaccagni, Fares, Brace Casale, Sanà Fernandes, Gonzalez, Akpa Akpro, Crespi dhe dy gola të Basic.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img