Friday, March 29, 2024

Shkodrani Rubin Hebaj, firmos në Ligen Superiore të Uzbekistanit me ekipin Andijan dhe zhvillon sot stërvitjen e parë me skuadrën e re

Lexo

Pas Vllaznisë, klubi që e ka formuar si futbollist, Partizanit dhe Teutës në Kampionatin shqiptar, si dhe Domzhale e Sllovenisë, Vorskla Poltana e Ukrainës dhe Shkëndija e Tetovës, shkodrani Rubin Hebaj do ta vijojë karrieren sportive në në Ligën Superiore të Uzbekistanit me ekipin Andijan.

Siç u bë me dije edhe ditën e djeshme nga Veriu Sport, në transfertën e Hebajt për klubin e ri Uzbekistanas  erdhi si rezultat i marrëveshjes së bashkpunimit me një prej Klubeve të Superligës Turke, me të cilin klubi kuqeblu pritet të ketë shkëmbime përvojash sportive, mes të cilave edhe në sektorin e merkatos.

Nga sa bëhet e ditur, shtatlarti shkodran që i përket repartit të sulmit, ka firmosur sot kontratën dy vjeçare me klubin e tij të ri, Andijan. Menjëherë pas firmosjes së kontratës me afat dy vjeçar, Hebaj ka zhvilluar seancën e parë stërvitore me ekipin e tij të rij, i cili prej tre javësh ka zhvilluar fazën përgatitore në Antalia të Turqisë.

Ghithjë sipas informacioneve që vijnë nga Turqi, sot ka qënë dita e fundit e fazës përgatitore të ekipit të ri Hebajt, Andijan, dhe nesër nisen për në Uzbekistan të Azisë për të vijuar proçesin e fundit përgatitor.

Kampionati i Ligës Superiore të Uzbekistanit, fillon me datë 4 mars dhe mbyllet në muajin nëntor.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img