Sunday, May 5, 2024

Shpërthen Laçi, mund 6 me 1 Teutën në shtëpi dhe paralajmëron Vllazninë për sfidën e martës së ardhshme

Lexo

Laçi-Teuta 6-1 (Shënues: Sobovale 11’, Ujka 27’, 79’, Melo 55’, Barjamaj 61’, Myrta 90+2’/Gjata 90+1’)

Laçi:Dajsinani,Kurti,Mjaki,Silva,Qato(Taleb 90),Manellari(Syla 84),Kryeziu,Barjamaj(Valteri 84),Ujka,Melo(Bibo 64),Sobovale(Myrta 80) Tranjer:Skerdi Bejzade

Teuta:Dema,Kruja,Iljazi(Gjata 37),Qaqi,Kotobelli,Beqja,Arifi(Daja 73),Fili(Nikqi 85),Gjinollari(Daci 37),Peposhi,Gjumsi(Alla 85) Tranjer:Diego Longo

Arbitra:Olsion Yzeiraj(Patos),Ilir Tartaraj,Orgest Grabova(Fier),Indrit Myrtja(Shkoder) Var:Eldorjan Hamiti(Lezhe) Avar:Elvis Gjoka(Lezhe) Delegat:Besnik Çela(Tirane) Vezhgues:Arjan Mali(Patos)

Laçi argetohet dhe bind ne shtepi ndaj Teutes, me kurbinasit te cilet shijuan fitoren e pare sezonale ne javen e trete te kampionatit.

Skuadra e Bejzades triumfoi 6-1 ndaj te besuarve te Diego Longo,ne nje ndeshje te dominuar nga “bardhezinjte”.

Durrsaket rezistuan vetem nente minuta, me Sobovale qe kaloi ne avantazh Laçin. Vendasit e shfrytezuan ne maksimum momentin e mire dhe ne minuten e 24-te dyfishuan me mesfushorin Ujka. Teuta beri pak ne fraksionin e pare per te ndryshuar panoramen e sfides,ndersa kurbinasit i shkuan pran golit te trete,madje duke gjetur edhe traversen ne minuten e 31-te.

2-0 dhe keshtu u mbyll pjesa e pare, ndersa ne 45 minutat e dyta, Laçi tregoi serish forcen dhe realizoi edhe kater here te tjera. Pas dhjete minutash loje,Melo çoi rezultatin ne 3-0,ndersa ne minuten e 61-te,vendasit festuan perseri,kete here golin e katert te realizuar nga Barjamaj.

“Poker” i Laçit dhe Teuta u dorezua pa kushte dhe “bardhezinjte” shkunden perseri rrjeten e durrsakeve,me Ujken qe shenoi golin e peste per kurbinasit dhe te dytin personal. Ne kohen shtese,skuadra e Longos shenoi golin e “nderit” me Gjaten qe realizoi nje gol mjaft te bukur,por ne fund sherbeu vetem ne aspektin personal. Teksa ndeshja u vulos nga Myrta ne minuten e 90+2,qe shenoi golin e gjashte per Laçin.

Ne fund 6-1, fitorja e pare e Laçit dhe nje sinjal i forte nga skuadra e Bejzades qe shkon keshtu ne kuoten e 4 pikeve ne vendin e gjashte. Fitore kjo qe sherben si mesazh ndaj kuqebluve, te cilet do te jene mysafir ne Kurbin per javen e katert te Superiores. Ndersa Teuta peson humbjen e pare sezonale dhe ne dy ndeshjet e luajtura krenohet me vetem nje pike duke zbritur ne vendin e nente.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img