Për Kristiano Ronaldo, ndeshja Al Wahda-Al Nassr, ka qënë më e mira që pas transferimit në kampionatin e Arabisë Saudite. Katër golat personal të shënuar prej në këtë ndeshje i dhanë fitoren e thellë 4-0 ekipit të tij, El Nassr.
Ndërkohë, me këtë rast ka bërë të tijin edhe topin e ndeshjes, të cilin përpara se ta merrte në dorëzim, e ka firmosur edhe arbitri i ndeshjes, me të cilin Ronaldo pozoi pas përfundimit të ndeshjes.
Me katër golat e shënuar në ndeshjen e fundit të kampionatit arab, Rolado shkon në kuotën e shifrës së re rekord me 503 gola të shënuar në kampionatet kombëtare. Një shifër e përbërë nga 311 gola me Real Madridin, 103 me Manchester United, 81 me Juventusin, 3 me Sportingun e Lisbonës dhe 4 me Al Nassr.