Thursday, April 25, 2024

Vllaznia-Tirana, të dielën, ora 16:00 në “Loro Boriçi”. KF Vllaznia, nxjerr në treg biletat.

Lexo

Java e 21-të e kategorisë Abissnet Superiore, ka rezervuar që ndeshjen më të rëndësishme të saj, atë Vllaznia-Tirana, ta luajë ditën e dielë në stadiumin “Loro Boriçi” duke nisur nga ora 16:00. Në kampin kueblu, janë në përgatitjet e fundit, si në fushën e lojës, por edhe atë organizative. Në këtë të dytën, KF Vllaznia, ka bërë të mundur të nxjerrë në treg që prej ditës së sotme, biletat e kësaj ndeshje. Detaje më të shumta për çmimet dhe vendin ku ato janë duke u shitur, i gjeni në njoftimin përkatës publikuar nga KF Vllaznia.

NJOFTIM

KF Vllaznia bën të ditur se nga dita e sotme, dt. 10 Shkurt 2023, do të nisë shitja e biletave për ndeshjen e futbollit VLLAZNIA – TIRANA, e vlefshme për javën e 21-të të Abissnet Superiore!

Ndeshja do të luhet, ditën e Dielë, dt. 12 Shkurt 2023, ora 16.00 në stadiumin “Loro Boriçi”, në Shkodër.

Ditët, oraret dhe pikat e shitjes së biletave për këtë takim janë:

– Biletaria e Stadiumit:

E Premte, dt. 10 Shkurt 2023

  • Ora 10.00 – 18.00

E Shtunë, dt. 11 Shkurt 2023

  • Ora 10.00 – 20.00

E Dielë, dt. 12 Shkurt 2023

  • Ora 10.00 – 17.30

– Tek dyqanit UNIVERSAL në adresën: Rruga Qemal Draçini, Tek Pallati “Exalco”

o E Enjte, dt. 09 Shkurt 2023 – E Dielë, dt. 12 Shkurt 2023

Ora 10.00 – 20.00

Ju njoftojmë se për këtë sezon, përpos pikës së zakonshme në sportelet pranë stadiumit, biletat do të shiten edhe:

  1. Në Shkodër:

– Tek Market VLLAZNIA, në adresën: Tek kryqëzimi i Stacionit të Trenit, përballë, Karburant Bolv-Oil.

  1. Në Koplik:

– Tek VODAFONE SHOP, në Qendër të qytetit të Koplikut.

  1. ONLINE

– Duke filluar nga dita e Enjte, dt. 09 Shkurt 2023, në linkun:

https://tickets.paysera.com/sq/event-group/vllaznia-tirana

Eja edhe Ti!

#mosmungo

#pêrvllazninë

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img