Shqipëri-Uzbekistan, miqësore me 24 mars në “Air Albania”. Ndeshja e parë për brazilianin, Sylvionho në krye të kuqezinjëve

Lexo

Manchester City, kërkon trofeun e Champions League. Guardiola, optimist për suksesin e tretë

Pas fitimit të Premier League dhe FA Cup, Manchester City është në kërkim të Champions League të parë në...

Shqipëria U-15 fiton miqësoren me Maqedoninë e Veriut. E mposht me rezultatin 3-2 në “Elbasan Arena”

Shqipëria U15-Maqedonia U15,  3-2Formacioni i Shqipërisë U15: Aron Kamberi, Xhoel Mezani, Frensi Mali, Dion Vata, Majkol Luka (C), Henry...

Pragfinalja e Champions League, Manchester City-Inter, Inzaghi: Do luftojmë për çdo centimetër

Stambolli është gati për finalen e Champions League mes Manchester City dhe Interit. Dhe Simone Inzaghi, një hap larg...

Kuqezinjtë do të sfidojë ekipin nga Azia, sfida e parë zyrtare e trajnerit brazilian, Silvinjo në stolin kuqezi

Kombëtarja shqiptare do të luajë një ndeshje miqësore ndaj një kundërshtari të panjohur. Vetëm tre ditë përpara sfidës së parë eleminatore me Poloninë për të cilën nuk ka ende një stadium zyrtar, ekipi i drejtuar nga trajneri i sapozgjedhur Sylvinho, do të testojë muskujt me Uzbekistanin. RTSH Sport mëson se FSHF ka qenë në bisedime edhe me ekipe të tjera si Tunizia e Polonia por për shkaqe nga më të ndryshmet, u arrit marrëveshja me Uzbekistanin që do të vuzitojë Tiranën në datën 24 mars.

Ndeshja do të zhvillohet në “Arenën Kombëtare” dhe do të jetë sfida e parë zyrtare e trajnerit brazilian në stolin kuqezi. Uzbekistani, një skuadër pak e njohur për Shqipërinë dhe shqiptarët edhe pse nuk renditet shumë larg kuqezinjve në klasifikimin e përgjithshëm të FIFA-s. Kombëtarja Shqiptare mban vendin e 66 momentalisht ndërsa Uzbekistani të 77-tin. Dy federatat janë në detajet e fundit të bisedimeve dhe shumë shpejt do të nënshkruhet edhe marrëveshja për zhvillimin e ndeshjes.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -