Sunday, December 1, 2024

Shqipëria arrin objektivin, fiton me Bjellorusinë dhe kap vendin e parë në grup

Lexo

SHQIPËRI-BJELLORUSI 3-2

(Shënues: Çikalleshi 19′ , 27′ , Manaj 44′ / Skavish 35′ , Ebong 80′) 

E mërkurë, 18 nëntor 2020, 0ra 16.00, stadiumi “Air Albania” Tiranë

SHQIPËRIA: (3-5-2) Berisha, Ismajli, Gjimshiti, Veseli, Doka, Memolla, Memushaj64’ Selahi), Gjasula, Laçi(91’ Ramadani), Çikalleshi(64’Balaj), Manaj(70’ Uzuni). Trajner: E. Reja

BJELLORUSIA: (4-4-2) Katekeviç, Juzesçuk, Poliakov, Saçivko, Bordaçev, Ebog, Maevski, Jablonski, Sataseviç, Lisakoviç, Skavish. Trajner: M. Markhel.

Me tre gola të shënuar në portën kundërshtare dhe dy të pësuar, Shqipëria mund Bjellorusinë dhe përmbys renditjen duke ndërruar vendet me kundërshtarin që deri përpara ndeshjes kryesonte me 10 pikë. Kështu, me 11 pikë të grumbulluara, Shqipëria është e para e grupit  4 të Ligës C në Ligën e Kombeve duke fituar të drejtën e ngjitjes në vazon e grupit B.

Protogonistë të kësaj fitoreje janë Sokol Çikalleshi dhe Rei Manaj, të cilët tunden tre herë rrjetën kundërshtare. Në veçanti spikati kavajasi Çikalleshi, i cili me një formë shumë të mirë sportive realizoi dopietë në këtë ndeshje duke dëshmuar se është një lojtar i rëndësishëm i kombëtares sonë. Golat e tij ndaj bjellorusëve, përfshirë edhe ai në ndeshjen e kaluar me Kazakistanin e kanë bërë të mendohet shumë teknikun Reja, i cili nuk e kishte grumbulluar për ndeshjet e mëparshme. Fitorja është thënë rëndom që nuk gjykohet, por për hirë të së vertetes duhet thënë se pas golit të dytë të miqve realizuar në minutën e 80-të, dhjetë minutat e fundit të ndeshjes kanë qënë një ankth jo i vogël për kampin kuqezi në kërkim të mbrojtjes së avantazhit, sepse nëse do të vinte një gol tjetër nga Bjellorusia gjithçka do të prishej në ëndërrën kuqezi.

Sidoqoftë, është momenti t’i gëzohemi këtij suksesi, fitores dhe renditjes në vendin e parë të grupit, por edhe asaj ripërtëritje të kombëtares me element të ri cilësor dhe me shumë perspektivë duke qënë një garanci reale për të ardhmen e kombëtares sonë.

- Advertisement -spot_img

1 Koment

  1. Jam dakort me shkrimin. E rendesishme ne kete ndeshje ishte qe te ariej objektivi per vendin e pare ne grupe. Sigurisht qe fitoret mbulojne shum gjera. Duke pare dhe situaten qe eshte nga covid-19. Veshtir eshte te pretendosh ne kualitet te mire dhe efikas te grupit . Trajneri ne situata te tilla ,ku lojrat jan shum afer. Eshte i perqendruar tek rezultatet pozitive dhe tek dyshimi i menaxhimit te lojtarvet qe me shum i jepnin garanci per keto tre lojra.
    Duke hequr menjeane. Komentatoret , trajneret e tribunavet, si dhe veshtersit qe vete cdo loje, çdo kundershtar qe paraqiti.
    Trajneri Eduard Reja ,ka meriten absolute ne keto tre rezultate pozitive dhe ne objektivin e vendit te pare.
    Nese me dedhiren e tij ose i detyruar nga situatat e krijuara te grupit.
    Lojtaret e rinj dhe deputues per here te pare. Jane per tu pasur ne konsiderate per te ardhmen. Paraqitja e tyre ne grupin qe arrin objektivin kryesor. Pa deshtim individual ne loje. Vetem i ben mir punes ne te ardhmen. Per zgjedhjen e duhur te grupit. Sigurisht. Me vazhdimsin e punes se tyre ne klubet qe perfaqsojn.
    Jam i bindur qe nga ky momente. Futbolli shqiptare duhet te beje me te miren e mundur. Sepse…. Veshtersit ,kundershtare te forte dhe kerkese objektivesh me te larta do te vijn.
    Ska arsye nga kritiket e futbollit ne shqipri. Specialista ,trajnera, komentador,etj. Te vejne ne dyshim qendrimin e trajnerit italian Edo Reja ne krye te kombetares. Per kundra. Respekt per ti dhen dashamirsin tone qe jemi me ate dhe kombetaren TONE… Nese jemi shqiptare dhe e duam me te vertete suksesin e futbollit tone. Qe eshte vetem nji ngjyre. KUQ E ZI. Per te gjith ne. Komentet me ironi, me xhelozi ,nuk ndihmojne… ne kete moment te nji suksesi te padiskutueshem. Te trajnerit Edo Reja dhe te gjith struktures se tij. Dhe te atyre djemvet ne fushe.
    Suksese kombetares sone.
    Suksese ngjyravet tona.
    Te gjith duhet te vlersojm suksesin.
    Jam gjithmon me suksesin. Dhe me kritiken e jo suksesit.
    Ne kte raste i uroj nga zemra per kete sukses.
    Eduard Abazi.
    PORTUGALI.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img