Monday, November 25, 2024

Shtatë fluturime të anulluara drejt Katarit, tërbohen tifozët e Marokut

Lexo

Një dush i ftohtë për tifozët e skuadrës marokene që sonte luan në Doha ndaj Francës. Linja ajrore kombëtare, Royal Air Maroc ka anuluar 7 prej fluturimeve drejt Katarit. Fluturimet, gjithsej 30, të organizuara në më pak se 24 orë për të mbështetur skuadrën, u anulluan në minutën e fundit, duke ndezur zemërimin e tifozëve që shkuan në aeroportin e Casablanca mes mbrëmjes së djeshme dhe mëngjesit të sotëm. Një aeroplan që tashmë ishte nisur u detyrua të kthehej në aeroportin e Marokut.

Linja ajrore, duke kërkuar një mijë herë falje, u justifikua me një mesazh që fajësonte masat e sigurisë të marra së fundmi në Katar. “Pas kufizimeve të fundit të vendosura nga autoritetet e Katarit, Royal Air Maroc shpreh keqardhjen për informimin e klientëve për anullimin e fluturimeve të tyre të operuara nga Qatar Airëays”, shkruante në deklaratë.

Në rrjetet sociale, tifozët kanë shpërndarë informacione sipas të cilave Katari është përgjegjës për anullimin e fluturimeve pasi ka marrë masa për të parandaluar daljen nga aeroportet të personave pa bileta hyrjeje në stadium. Por edhe tifozët me bileta u penalizuan nga anullimi i fluturimeve.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img