Tuesday, May 14, 2024

Vllaznia-Çelsi, të premten, ora 18:45 në “Loro Boriçi”. Sfida e pestë në “UEFA Women’s Champions League”, faza e grupeve-Hyrja falas

Lexo

Kampionet e Shqipërisë në futboll për femra, Vllaznia e Shkodrës do të luajë mbrëmjen e së premtes ndeshjen e pestë sipas radhë në “UEFA Women’s Champions League”, e vlefshme për fazën e grupeve. Ashtu si edhe në ndeshjen e kaluar nga kampiones së Francës, PSG, presidenti i KFF Vllaznia, Lazër Matija ka vendosur që dyert e stadiumit “Loro Boriçi” të jenë të hapura për hyrje falas, pa biletë. Një mundësi e mirë kjo që në shkallët e stadiumit të ketë sa më shumë tifozë kuqeblu për të mbështetur Vllazninë e femrave drejt arritjes së një rezultati pozitiv.

“NJOFTIM

Klubi i Futbollit të Femrave Vllaznia bën të ditur se për ndeshjen e rradhës të vlefshme për grupin A të “UEFA Ëomen’s Champions League” kundër Chelsea që do luhet ditën e premte në orën 18.45, hyrja e tifozëve në stadiumin “Loro Boriçi” do të jetë falas. Fillimisht, do të hapet vetëm tribuna qendrore e stadiumit dhe nëse është e nevojshme pastaj do të hapen edhe tribunat e tjera. Ftojmë të gjithë tifozët shkodranë për të na mbështetur në këtë ndeshje shumë të rëndësishme të këtij kompeticioni europian. Forca Vllaznia! Eja edhe TI!”, thuhet në njoftimin për shtyp që KFF Vllanzia ka shperndarë për mediat.

Kujtojmë që në garën e Kampionatit Kombëtar të futbollit për femra, ndeshja e luajtur të dielen e kaluar në kryeqytet mes Tiranës dhe Vllaznisë që ishin me pikë të barabarta pas javës së tetë, u mbyll me rezultatin 0-3 në favor të skuadrës kuqeblu, e cila e mbylli fazën e parë në kuotën e 27 pikëve, 3 më shumë sesa Tirana, duke u shpallur kampione e dimrit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Vllaznia-Egnatia, gjysmëfinalja e “Final 4, të dielën, ora 20:00, në “Air Albania”. K.F Vllaznia, njofton tifozët për shitjen e biletave

𝐍Ë 𝐕Ë𝐌𝐄𝐍𝐃𝐉𝐄! 𝐁𝐢𝐥𝐞𝐭𝐚𝐭 𝐞 𝐧𝐝𝐞𝐬𝐡𝐣𝐞𝐬 𝐄𝐠𝐧𝐚𝐭𝐢𝐚- 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐚 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐞𝐧 edhe 𝐧ë 𝐒𝐡𝐤𝐨𝐝ë𝐫 Të nderuar sportdashës! Ju bëjmë me dije se duke filluar nga...
- Advertisement -spot_img