Saturday, July 27, 2024

Shtohen problemet te Vllaznia. Debati me stafin drejtues, pezullohet Çoba. Sulmuesi nuk udhëton me skuadrën

Lexo

Nuk kanë mjaftuar mungesat e shumta të futbollistëve kuqeblu, dy të penalizuar me kartonë, si Krymi dhe Smajli, si dhe të tjerë të dëmtuar, mes të cilëve spikat mbrojtësi Ersin Hakaj, por së fundmi vjen edhe një lajm tjetër aspak i mirë për Vllazninë.

Me skuadrën nuk ka udhëtuar mesditën e sotme drejt Korçës sulmuesi Mehdi Çoba. Burime pranë klubit kuqeblu bëjnë të ditur se mes Çobës dhe stafit teknik ka pasur debate në lidhje me zgjedhjet e tyre sa i përket vendosjes së sulmuesit kuqeblu në fushën e lojës.

Një situatë e tillë nuk është toleruar nga ana e pjesëtarëve të stafit teknik, dhe duke marrë aprovimin edhe të drejtuesve më të lartë të klubit Vllaznia kanë vendosur ta pezullojnë për një afat të pacaktuar.

Përpos problematikës që sjell rasti në fjalë në aspektin e disiplinës në gjirin e ekipit, si dhe të mungesës së alternativave për formacionin, ajo që paraqitet shqetësuese ka të bëjë me prishjen e atmosferës në kampin kuqeblu përpara një ndehsje shumë të rëndësishme si kjo e nesërmja kundër Skënderbeut në transfertë ku për vetë pozicionin jo komod në tabelë, kërkohet patjetër fitorja tre pikëshe.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img